Champions në Tring/ Përcaktohen 3 ekipet e para që shkojnë në grupe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Champions në Tring/ Përcaktohen 3 ekipet e para që shkojnë në grupe

Benfica, Young Boys dhe Malmoe janë tre ekipet e para që shkojnë në grupe. Mbrëmjen e kësaj të marte u luajtën tre sfidat e para të kthimit për fazën play-off të Champions League.

 

Ndeshja më e fortë, ajo mes PSV dhe Benficës përfundoi në paqe. Asnjë nga ekipet nuk arriti të shënojë gol, por Benfica siguroi kualifikimin për në fazën e grupeve pas fitores 2-1 që kishte marrë në ndeshjen e parë në “Da Luz”.

 

Advertisement

Ferencvaros i Myrto Uzunit nga ana tjetër nuk siguroi dot fitoren përballë Young Boys. Me humbjen 2-3, u shuan edhe ëndrrat e futbollistit shqiptar për rrugëtimin në Champions League.

 

Në anën tjetër, ashtu siç pritej, nga përballja Malmo-Ludogorets, fazën e grupeve e siguruan suedezët, pavarësisht humbjes që morën sonte 2-1. Fitorja në ndeshjen e parë në shifrat 2-0 ishte “bileta” e Malmo-s për të vijuar garën. Të gjitha sfidat u transmetuan në platformën “Tring”.

 

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy