Tring rikthen emocionet e Champions/ Sonte luhen tre duelet e para të Play-off

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tring rikthen emocionet e Champions/ Sonte luhen tre duelet e para të Play-off

Magjia e Uefa Champions League rikthehet këtë mbrëmje me ndeshjet e para të Play Off-it, që i japin jetë nisjes së sezonit të ri të transmetimeve televizive të këtij kompeticioni edhe në platformën Tring. Ky ekran edhe këtë sezon do të mbajë mbërthyer të gjithë shqiptarët dhe vecanërisht ata që dashurojnë futbollin e bukur.

Në fazën e play off janë në garë  12 skuadra të cilat do të luftojnë për të siguruar 6 vendet e fundit që të cojnë në fazën e grupeve.

 

Këtë të martë do të luhen  3 duelet e para ku më interesant shihet ai mes Monakos dhe Shaktar Donjeck. Një sfide që në leter sheh pak më të favorizuar francezet, mirë;po ukrainasit janë një ekip me përvojë në champions ne vitet e fundit e për më tepër që gjatë verës janë përforcuar në merkato, duke ia besuar stolin italianit de Zerbi.

Advertisement

 

Nga ana tjetër, Dinamo e Zagrebit, skuadra që luan dhe sulmuesi nga Kosova Lirim Kastrati do të përballet me skuadrën që eliminoi Teutën në turin e parë të Champions League, Sherif Tiraspol. Sulmuesi me origjinë shqiptare nuk do të ketë mundësi të luaj në ndeshjen e parë për shkak se lojtarit i është mohuar viza hyrëse nga Moldavia vetëm për faktin se është nga Kosova. Ka qenë vetë klubi ukrainas që me anë të një  të një komunikate shprehu se shteti moldav nuk e njeh pavarësinë e dardanëve dhe për këtë arsye  nuk mund të pranojë dhe futbollistë kosovar.

 

Kroatet janë të favorizuar edhe nga statistikat pasi në 6 takime kundër moldaveve kanë fituar 4 dhe kanë barazuar 2 ndeshje.

Advertisement

 

Austriakët e Salsburg do të luajnë përballë Brondbi.  Danezët në kampionat nuk kanë fituar asnjë nga 5 ndeshjet e para ndryshe nga Salzburg që i ka fituar të katërta sfidat e para në Austri. Të mërkuren në mbrëmje do të luhen 3 sfida të tjera të cilat transmetohen në Tring, ku spikat Benfika vs PSV.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy