Sot në Tring/ Inter nuk do surpriza, Milan shpreson tek mrekullia, spikati dueli i Sheikëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot në Tring/ Inter nuk do surpriza, Milan shpreson tek mrekullia, spikati dueli i Sheikëve

Kjo e mërkurë rezervon të tjera ndeshje spektakolare në ekranin e Tring, ku skuadra të mëdha do të zbresin në fushë për të marrë një biletë për në turin tjetër.

 

Dueli më i fortë në letër është ai i ”sheikëve”, mes Manchester City dhe Paris Sein Germain. Një ndeshje që do të vendosë shumë për kualifikimin dhe kreun në grupin A. Anglezët vuajnë mungesën e De Brujn dhe Torres ndërsa në dyshim mbetet Grelish. Nga ana tjetër Parisienët e udhëhequr nga Leo Messi kanë në dyshim Mbapen, Kimpembe dhe Ramos, ndërsa Draksler është mungesë e sigurt Grupin e kompleton sfida Klub Bruzh-Laipzig.

 

Advertisement

Në grupin e Ferrit, Milani dhe Atletiko luajnë finalen mes tyre . Kuqezinjtë kanë grumbulluar vetëm një pikë në grup në atë barazim të fundit përballë Portos, por sipas teknikut Pioli për sa kohë matematika ja lejon të shpresojnë, çdo gjë është e mundur. Djalli i Milanos nuk do të ketë në dispozicion, Rebic, Messias dhe Tomorri. Nga ana tjetër spanjollët kanë jashtë shërbimit, Tripier, Zhoa Feliks dhe Felipe.

 

Ndeshje e bukur është dhe ajo mes Liverpoolit dhe Portos. Edhe pse anglezët e kanë siguruar kalimin për me tej, sipas trajneri Jurgen Klopp, djemtë e tij do të bëjnë detyrën deri në ndeshjen e fundit. Elliot, Firminjo Gomes nuk ja kanë dalë të jenë në shërbim të skuadrës, ndërsa në dyshim është Diogo zhota Keita dhe Robertson.

 

Advertisement

Në grupin D, Reali dhe Inter luajnë një finale në ndeshjet e tyre. Zikaltërit përballen me Shaktar Donjeck në “San Siro”, ndërsa problem mbeten De Vraj dhe Sancez që vijojnë të jenë jashtë fushave. Nga ana tjetër Real Madrid përballet me Sherif Tiraspolin në transfertë. Në ndeshjen e parë kampionët e Moldavisë surprizuan jo pak madrilenët pas asaj fitore 2-1 në Madrid. Një fitore e spanjollëve do të siguronte zyrtarisht kalimin më tej.

 

Nga ana tjetër Ajaksi ka një ndeshje për formalitet ndaj Beshiktashit, ndërsa Dortmundi dhe Sporting ndeshen direkt për vendin e dytë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy