Spanja, 250 euro të rinjve që shkëputen nga prindërit për të jetuar në shtëpi me qira

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spanja, 250 euro të rinjve që shkëputen nga prindërit për të jetuar në shtëpi me qira

Spanja planifikon t’iu ofrojë të rinjve nga 250 euro në muaj, që të zhvendosen nga shtëpia e prindërve dhe të marrin një tjetër me qira.  Personat e moshës 18 deri në 35 vjeç, që fitojnë më pak se 23.725 euro në vit, do të kenë të drejtë për bonusin e qirasë, nëse propozimi buxhetor miratohet nga Parlamenti.

Presidenti spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi propozimin të martën, si pjesë e buxhetit të qeverisë për vitin 2022.

Propozimet tjera gjithashtu përfshijnë kufizimin e çmimit të qirave për qiradhënësit që posedojnë shumë prona të paluajtshme, me qëllim që të ndihmohen të rinjtë të paguajnë qiranë nëpër qytete të mëdha.

Pronat e paluajtshme në Spanjë janë të njohura për çmimet e larta, kështu pothuajse çdo i ri detyrohet të jetojë me prindërit për shkak qirasë së lartë e pagave të ulëta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy