Spanja shkatërron bandën kriminale që shfrytëzonte refugjatët ukrainas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spanja shkatërron bandën kriminale që shfrytëzonte refugjatët ukrainas

Policia spanjolle njoftoi se ka shkatërruar një bandë kriminale që drejtonte tri fabrika ilegale të duhanit në vend, në të cilat refugjatë ukrainas po punonin në kushte të rënda. Autoritetet e Spanjës njoftuan se bastisjet u kryen në tri lokacione të ndryshme dhe se 27 persona janë arrestuar. Sipas tyre, fabrikat ishin në gjendje të prodhonin më shumë se gjysmë milioni paketa cigaresh në ditë, të cilat shiteshin në të gjithë Spanjën dhe jashtë saj.

 

 

Policia tha se ukrainasit, të cilët kishin ikur nga pushtimi rus në vendin e tyre, jetonin “të ngjeshur” nëpër strehimore të improvizuara brenda fabrikave. Në deklaratën e policisë thuhet se punëtorët ukrainas të përfshirë në operacion jetonin në kushte të vështira, punonin me orare të gjata dhe nuk largoheshin kurrë nga aty, pasi disa kishin hyrë ilegalisht në Spanjë.

Advertisement

 

 

Ndërkohë, sipas policisë, drejtuesit e bandës raportohet se kanë pastruar shuma të mëdha parash dhe se jetonin në luks, në qytetin turistik Marbella.

 

Advertisement

 

Aksioni është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të autoriteteve spanjolle për të luftuar aktivitetet e paligjshme, përfshirë pastrimin e parave dhe kontrabandën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy