SPD kryeson sondazhet në Gjermani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SPD kryeson sondazhet në Gjermani

Kur kanë mbetur vetëm 8 ditë nga zgjedhjet në Gjermani, sondazhet vijojnë t;i prijnë socialdemokratët e Olaf Scholz. Sipas një sondazhi të transmetuar në ZDF, SPD mbetet në krye me 25% të votave e ndjekur nga unioni CDU-CSU që tashmë drejtohet nga Armin Laschet pas largimit të Angela Merkel që renditen të dytët me 22%. Një rënie të lehtë kanë pësuar të gjelbrit me 16% ndërsa pas tyre renditen me nga 11% liberalët dhe ekstremistët e djathtë të AFD.

Por kryesimi i sondazheve e ka prishur atmosferën në kampin e socialdemokratëve pasi kandidati për kancelar Olaf Sholtz është thirrur të dëshmojë në nisje të javës së ardhshme për një skandal në ministrinë e financave të drejtuar prej tij.

Shkak është bërë një hetim për transferimin në Afrikë nga një bankë private të një shume prej 1.7 milionë eurosh për të cilën strukturat në varësi të tij kanë heshtur. Deri tani nuk ka të akuzuar, por hetuesit kanë ushtruar kontrolle në ministrinë e financave. Vetë socialdemokratët thanë se ky hetim është nxitur nga politika për të dëmtuar fushatën e tyre elektorale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy