Spiunë apo vrasës me pagesë? Dy turqit ngrenë në këmbë policinë greke

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spiunë apo vrasës me pagesë? Dy turqit ngrenë në këmbë policinë greke

Dy të rinj turq në Kretë kanë ngritur në këmbë policinë lokale pasi ndejtën disa ditë në ishull. Mediat lokale bëjnë me dije se dy të rinjtë, njëri 22 vjeç dhe tjetri 27 vjeç, u arrestuan gjatë ditës së djeshme, ndërkohë që po ndiqeshin prej muajsh nga shërbimet sekrete të Greqisë.

Ata kanë ngjallur dyshime që në momentin që kanë hyrë në tokën greke sipas Protothema duke bërë që shërbimet t’u vihen pas për të parë nëse do të bënin sjellje që kanë të bëjnë me shkeljen e ligjit apo të spiunazhit. Duhet theksuar se në Kretë, pikërisht në Souda ndodhet një ndër bazat më të mëdha amerikane në rajon duke ankorohen shpesh anije dhe aeroplanmbajtëse.

Pas arrestimit, policia u gjeti atyre armë dhe drogë, ndërsa po hetohet edhe nëse janë pjesë e ndonjë grupi kriminal dhe kanë shkuar për të kryer ndonjë vrasje me pagesë me urdhër bosat në Turqi.

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur grupet kriminale turke, të fuqizuara ndjeshëm gjatë viteve të fundit për shkak të aktiviteteve të paligjshme si droga apo mashtrimet me monedhat virtuale, të kenë larë hesapet mes tyre në tokën greke.

Advertisement

Në verën e këtij viti, gjashtë persona nga Turqia u ekzekutuan pranë Athinës. Hetimet zbuluan se masakra ndodhi si pasojë e luftës mes grupeve rivale turke. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy