Studimi francez: Varianti Omicron mund të jetë më i transmetueshëm se Delta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studimi francez: Varianti Omicron mund të jetë më i transmetueshëm se Delta

Varianti Omicron i COVID-19 mund të jetë 105 për qind më i transmetueshëm se Delta, sipas hulumtimit të fundit nga shkencëtarët francezë.

Sipas mediave të huaja, studiuesit përdorën modele statistikore për të vlerësua transmetimin e variantit Omicron në Francë duke përdorur teste të shqyrtimit të varianteve specifike dhe renditen e plotë të gjenomit.

Studimi, i cili u publikua në faqen “medRxiv” analizoi 131,478 teste të shqyrtimit në Francë nga 25 tetori deri më 18 dhjetor të vitit 2021. Rezultatet treguan se tek të rinjtë, prevalenca e infeksionit me variantin Omicron ose variantin Alfa ishte më e lartë se ajo e variantit Delta.

Në zonat më me rrezik të lartë në Francë, studiuesit zbuluan gjithashtu se numri i infeksioneve me dy variantet e mëparshme u rrit ndjeshëm me kalimin e kohës.

Advertisement

Bazuar në këto gjetje, studiuesit krahasuan infektivitetin e virusit tek njerëzit e infektuar me variantin Omicron ose Alpha me transmetueshmërinë tek njerëzit me variantin Delta gjatë një periudhe 21-ditore. Diferenca ishte afërsisht 105 për qind.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy