STUDIMI: Ilaçi i propaganduar nga Trump rrit vdekshmërinë te pacientët Covid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
STUDIMI: Ilaçi i propaganduar nga Trump rrit vdekshmërinë te pacientët Covid

Një studim i gjerë ka zbuluar se trajtimi me hidroksilkorinë i të sëmurëve rëndë nga infeksioni i koronavirusit, mund t’i çojë ata drejt vdekjes pasi ai dëmton zemrën.

Studimi i botuar në revistën mjekësore The Lancet thotë gjithashtu se hidroksilkorina zhvillon aritmi të rrezikshme e cila çon deri në vdekje.

Studiuesit analizuan të dhëna nga më shumë se 96,000 pacientë me Covid-19 që kishin vdekur apo kishin dalë nga spitali.

Rreth 15,000 prej tyre ishin trajtuar me hidroksilkorinë apo edhe me klorokuin, ose një nga këto ilaçe të kombinuara me një antibiotik.

Advertisement

Sipas studimit, 1 në 11 pacientë të trajtuar me një prej antimalarikët kishte vdekur. Po ashtu kishte vdekur edhe 1 në 6 pacientë të trajtuar vetëm me hidroksilkorinë apo edhe me klorokuin, pa antibiotik dhe 1 në 5 pacientë që kishin përdorur vetëm hidroksilklorinë dhe antibiotik kishte vdekur.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se aritmita kardiake ishin ndër simptomat më të zakonshme në mesin e pacientëve që kishin marrë një nga trajtimet.

Numri më i madh i vdekjeve ishte rregjistrua në mesin e grupit të trajtuar me hidroksilkolinë dhe një antibiotik, 18% e të cilëve kishin zhvilluar aritmi të zemrës.

“Studimet e mëparshme në shkallë të vogël nuk kanë arritur të identifikojnë prova të forta se ilaçet antimalarje janë trajtime të besueshme për pacientët Covid, por tani sipas studimit tonë shansi që këto ilaçe të përmirësojnë gjendjen e pacientëve me koronavirus është mjaft i ulët.” – tha bashkë-autori i studimit, Dr Frank Ruschitzka, në Spitalin Universitar të Zyriut.

Advertisement

Ilaçi hidroksilklorina u vendos në qendër të vëmendjes këtë pranverë kur Trump filloi të përmendte emrin e tij dhjetra herë gjatë konferencave për shtyp për pandeminë nga koronavirusi.

Presidenti amerikan tha para pak ditësh se ai kishte marrë për dhjetë ditë rresht nga një kokër hidroksilkorinë për tu mbrojtur nga infeksioni i koronavirusit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy