STUDIMI: Kimioterapia për pacientët me kancer të infektuar nga Covid-19 nuk është e rrezikshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
STUDIMI: Kimioterapia për pacientët me kancer të infektuar nga Covid-19 nuk është e rrezikshme

Sipas një studimi të fundit vazhdimi i kimioterapisë dhe trajtimi i imunoterapisë në pacientët me kancer të cilët janë infektuar me Covid-19 nuk është një rrezik për mbijetesën e tyre.

Gjithashtu, në studim rekomandohen hulumtime të mëtejeshme në lidhje me ilaçin hidroksilklorik, nga i cili mund të përfitojnë shumë pacientë.

Përfundimet e studimit, nga 890 pacientë të infektuar me kancer në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Itali dhe Gjermani, mund të ndihmojnë në identifikimin se kush është më i rrezikuar nga koronavirus.

Pacientët me kancer të gjirit kishin gjysmën e nivelit të vdekjes në krahasim me pacientët e tjerë.

Advertisement

Studiuesit e universitetit “Imperial College” në Londër që drejtuan studimin duke përfshirë 19 spitale të ndryshme në të gjithë Evropën, thonë se ata tani duan të zbulojnë se pse ndodh kjo gjë.

Ata gjithashtu janë duan të hetojnë pse pacientët me kancer në Mbretërinë e Bashkuar me Covid-19 në studim kishin më shumë të ngjarë të vdisnin sesa në tre vendet e tjera.

”Trajtimi i kancerit mund të jetë i sigurt,”tha David Pinato, nga departamenti i kirurgjisë dhe kancerit në universitetin “Imperial College” dhe drejtues i studimit.
Ai tha se ishte “i shqetësuar” nga shifrat për Mbretërinë e Bashkuar.

Pandemia ka ndikuar në aksesin e pacientëve në trajtime të kancerit kudo në botë dhe në disa raste është shtyrë ose ndaluar krejtësisht bazuar në shumë pak “prova të forta”.

Advertisement

“Tani ne kemi një kuptim më të mirë se si ta kuptojmë këtë sëmundje për të prekurit nga kanceri.Trajtime të tilla si kimioterapia dhe imunoterapia nuk duket se rrisin rrezikun e vdekshmërisë nga Covid-19.Kjo do të thotë që në shumë raste trajtimi i kancerit mund të jetë i sigurt për t’u përdorur gjatë pandemisë, në varësi të rrethanave individuale të një pacienti dhe faktorëve të rrezikut,” deklaroi Pinato.

Në stuim, një në tre pacientë me kancer me Covid-19 kishte vdekur midis fundit të shkurtit dhe fillimit të prillit.

Burrat, mbi 65-vjeç dhe ata me probleme të tjera shëndetësore ndërruan jetë më shpejt sesa pacientët e tjerë me kancer që ishin të prekur nga virusi, të njëjtët faktorë rreziku për popullatën e përgjithshme. Por gratë me kancer të gjirit dukej se ishin të mbrojtura, deri diku, në të katër vendet. Shkalla e vdekshmërisë së tyre ishte vetëm 15%.

Në mesin e 890 pacientëve të studiuar, pak më shumë se gjysma e pacientëve ishin burra, mosha e tyre mesatare ishte 68 vjeç dhe 330 pacientë kishin kancer të përparuar. Më shumë se 400 kishin probleme të tjera shëndetësore.

Advertisement

53% po merrnin terapi, nga të cilët një e katërta kishin kimioterapi.
Rreth 80% e tyre kishin kapur virusin në komunitet.

Sipas studiuesve, gjetjet mund të përdoren për të gjetur se cilët pacientë me kancer ishin më të prekur dhe duhet të ishin më të mbrojtur nga virusi.

Ata gjithashtu thanë që duhen më shumë prova klinike për trajtimet e pacientëve me kancer që janë të infektuar nga Covid-19 në pacientët me kancer të infektuar, siç është hidroksilklorina dhe duhen të ndodhin së shpejti.

Burimi:BBC/Përshtati:Gazeta “Si”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy