Studimi: Pacientët duhet të vaksinohen kundër COVID-19 para operacioneve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studimi: Pacientët duhet të vaksinohen kundër COVID-19 para operacioneve

Pacientët që presin t’i nënshtrohen një operacioni, duhet të vaksinohen kundër COVID-19. Studiuesit nga Universiteti i Birmingham këshillojnë që ky grup të vaksinohet me prioritet, me qëllim që të zvogëlohet rreziku për ta.

 

0.6% deri 1.6% e pacientëve zhvillojnë infeksion Covid-19 pas operacionit të planifikuar, thuhet në studim. Ata kanë një rrezik në katërfish më të lartë për të ndërruar jetë brenda 30 ditëve pas operacionit.

 

Advertisement

Për shembull, pacientët mbi moshën 70 vjeç, që i nënshtrohen heqjes së kancerit, kanë një vdekshmëri mesatare prej 2.8%, e cila rritet në 18.6% nëse infektohen me një koronavirus.

 

Shkencëtarët vlerësojnë se vaksinimi i hershëm i pacientëve kirurgjikalë mund të parandalojë shumë vdekje, veçanërisht tek të moshuarit. Ata vlerësojnë se caktimi i përparësive të vaksinimit para operacionit për Covid-19 në të gjithë botën do të shpëtonte gati 59,000 jetë të tjera në një vit.

 

Advertisement

“Vaksinimi para operacionit mund të mbështesë një rifillim të sigurt të operacioneve të planifikuara, duke zvogëluar ndjeshëm rrezikun e komplikimeve për shkak të COVID-19 tek pacientët dhe duke parandaluar dhjetëra mijëra vdekje pas operacionit, të lidhura me Covid-19”, tha studiuesi Anil Bangou.

 

Gjatë valës së parë të pandemisë në vitin 2020, deri në 70% të operacioneve të planifikuara u shtynë, duke çuar në vonesë të afërsisht 28 milionë operacioneve, në nivel ndërkombëtar. Problemi i vonesave pritet të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2021.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy