A duhet të vaksinohen kundër Covid-19 gratë shtatzëna dhe ato që janë duke ushqyer fëmijën me gji?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Specialistët kanë ofruar disa informacione që do iu ndihmojnë femrave shtatzëna të vendosin a duan të vaksinohen kundër Covid-19, shkruan “CDC”.

Për momentin, ka informacione të kufizuara se sa e sigurt është vaksina anti-covid për femrat shtatzënë, transmeton lajmi.net.

Kjo vjen si shkak se testimet e vaksinës nuk janë bërë në gra shtatzëna. Ekspertët do të vëzhgojnë vazhdimisht gjendjen e grave shtatzëna që vaksinohen, për të kuptuar se a mund të ketë ndonjë efekt anësorë të rrezikshëm.

Përsëri, ata nuk mendojnë se do të ketë efekte negative, pasi që vaksina nuk përmban virusin e gjallë brenda. Gjithashtu, kjo vaksinë nuk bashkëvepron me materialin gjenetik ADN prandaj mendohet të jenë të sigurta.

Advertisement

Por kjo nuk mund të thuhet me siguri të plotë sepse nuk dihet se si do të ndikoj tek fetusi. Deri më tani është kuptuar se shtatzënat ndikohen më shumë nga Covid-19 duke i bërë ato më të sëmura se personat e tjerë.

Gjithashtu, shtatzënat e infektuara kanë pasur rreziqe në shtatzëni sepse shumica prej tyre kanë pasur lindje të parakohshme.

Gjithashtu edhe femrat që janë duke ushqyer foshnjën me gji nuk dihet se a do të ketë ndonjë ndikim te fëmija pas ushqimit nga nëna e vaksinuar.

Këto dy kategori do të duhet të marrin vendimin vetë se a duan të vaksinohen apo jo. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy