Studimi: Të vaksinuarit me Sinopharm kanë nevojë për një dozë të tretë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studimi: Të vaksinuarit me Sinopharm kanë nevojë për një dozë të tretë

Një studim masiv ku u përfshinë 400 mijë persona tregoi se vaksina kineze e kompanisë Sinopharm ka një efektivitet parandalues nga infektimi i të gjitha varianteve të Covid prej 50.4 për qind, parandalon rastet e rënda në nivelin 94 për qind të tyre, por të vaksinuarit me të kanë nevojë për një dozë të tretë përforcuese.

Studimi është kryer nga Instituti Shëndetësor në Peru dhe në të janë përfshirë 400 mijë persona kryesisht punonjës të sistemit shëndetësor të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës CorVac të kompanisë Sinopharm.

Në analizë u morën të dhënat e këtyre personave nga muaji shkurt deri në qershor të këtij viti, kur Peruja u përfshi nga një valë e dytë infeksionesh të shkaktuara kryesisht nga variantet e reja të Covid, si Lampba dhe Gamma.

“Efikasiteti në parandalimin e infeksionit nuk është i lartë, por kjo duhet të rishikohet dhe ristudiohet kur një përqindje më e lartë e popullsisë të jetë e vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës. Për momentin, një dozë e tretë për të optimizuar mbrojtjen duhet të merret në konsideratë”, thuhet në studimin e publikuar këtë javë nga shkencëtarët e Institutit të Shëndetësisë në Peru.

Advertisement

Studimi doli në përfundimin se vaksina ka një efikasitet prej 94 për qind të parandalimit të rasteve të rënda dhe vdekjeve nëse merren të dyja dozat. Në disa vende, si Kamboxhia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po ofrohen një dozë e tretë vaksine AstraZeneca, apo Pfizer për të rritur mbrojtjen imunitare ndaj virusit për personat e vaksinuar me dy dozat e Sinopharm.

“Me shumë mundësi do të kemi nevojë për një dozë të tretë, por pyetja është se kur është momenti më i mirë për të marrë këtë dozë dhe me cilën lloj vaksine”, thotë për Reuters Lely Solari, një prej autorëve të studimit.

Studimet për vaksinën kineze Sinopharm janë deri diku kontradiktore. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se gjatë testimeve në fazën e tretë të saj kjo vaksinë ishte 78 për qind efektive në parandalimin e infeksioneve, ndërsa Minisitria e Shëndetësisë në Peru deklaroi se studimet sugjerojnë se vaksina parandalon rastet e rënda dhe vdekjet në masën 98 për qind.

Peruja dhe vende të tjera të Amerikës Latine janë prekur nga varianti Lambda, i konsideruar si më rezistenti ndaj antitrupave të krijuara prej vaksinave. Megjithatë, ekspertët thonë se përhapja e këtij varianti është ngadalësuar ndjeshëm.

Advertisement

Në Shqipëri është përdorur vaksina Coronavac e kompanisë tjetër kineze, Sinovac. Teknologjia e përdorur për prodhimin e tyre është e njëjtë, ndërsa një sërë studimesh kanë nxjerrë edhe në vlera të përafërta efikasitetin e këtyre dy vaksinave.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy