Stuhia e pazakontë lë Teksasin pa drita, shënohen 21 viktima

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Stuhia e pazakontë lë Teksasin pa drita, shënohen 21 viktima

Jugu i Shteteve të Bashkuara të Amerikës prej disa ditësh tashmë gjendet në darën e të ftohtit ekstrem që ka shkaktuar 21 viktima, disa të helmuar me monoksid karboni në përpjekje për t’u ngrohur me gaz, raporton Vizion Plus.

Veçanërisht në Texas ku temperatura kaq të ulëta janë të rralla, situata është rënduar ndjeshëm. Më shumë se 3 milionë banorë kanë mbetur pa energji elektrike.

 

Zyrtarët shprehen se kjo është një fatkeqësi e shkaktuar nga njeriu si rezultat i problemeve në rrjetin elektrik që menaxhohet nga Këshilli për Energji të Qëndrueshme në Teksas.

Advertisement

 

Presidenti i këshillit, Bill Magness deklaroi se nuk ishin në gjendje ta përgatisin sistemin për stuhinë, pasi kushtet e motit u përkeqësuan dhe shumë centrale të energjisë si rinovueshme, ndërprenë punën.

 

Disa turbina kishin ngrirë, por një kapacitet dy herë më i madh prodhimi u ndërpre nga ndalimi i punës së centraleve me qymyrguri dhe gaz natyror.

Advertisement

 

Ky debat ka nxitur reagime edhe në Europë, sidomos në vendet që varen nga energjia e rinovueshme pasi edhe kontinenti i vjetër po përballet me temperaturat e ulëta që ka sjellë për herë të dytë pas tre vitesh, “Bisha nga Lindja.”

 

Parashikimet meteorologjike flasin për vazhdimin e motit të acartë deri në fundjavë. Ndërkohë edhe kafshët janë rrezikuar nga i ftohti por fatmirësisht rreth 4 mijë breshka deti janë shpëtuar në brigjet e Teksasit mes stuhive të forta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy