Suedia dhe Finlanda pranohen në NATO/ Stoltenberg: Ditë historike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Suedia dhe Finlanda pranohen në NATO/ Stoltenberg: Ditë historike

Përfaqësuesit e 30 vendeve anëtare të NATO-s nënshkruan protokollet për pranimin e Suedisë dhe Finlandës brenda aleancës. Tashmë dokumentet duhet të ratifikohen nga parlamentet e të gjitha shteteve anëtare.

 

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në Bruksel në prani të sekretarit të përgjithshëm të aleancës dhe ministrave të Jashtëm suedez dhe finlandez.

 

Advertisement

JENS STOLTENBERG

SEKRETARI I PERGJITHSHEM I NATO-s

 

Ky është me të vërtetë një çast historik për Finlandën, për Suedinë dhe për NATO-n. Me 32 shtete në aleancë, ne do të jemi edhe më të fuqishëm dhe njerëzit tanë do të jenë edhe më të sigurt teksa ne përballemi me krizën më të madhe të sigurisë në dekada.

Advertisement

 

Stoltenberg u kërkoi aleatëve që të ratifikojnë me shpejtësi protokollet ne parlamentet e tyre.

 

JENS STOLTENBERG

Advertisement

SEKRETARI I PERGJITHSHEM I NATO-s

 

Siguria e Finlandës dhe Suedisë është e rëndësishme për aleancën tonë, përfshirë edhe gjatë procesit të ratifikimit. Shumë aleatë kanë bërë tashmë angazhime të qarta për sigurinë e Finlandës dhe Suedisë dhe NATO ka rritur praninë tonë në rajon.

 

Advertisement

Edhe ministrat e Jashtëm të Suedisë dhe Finlandës falënderuan përfaqësuesit e 30 vendeve anëtare pas nënshkrimit të protokolleve, ndërsa u zotuan se do t’i  përgjigjen nevojave të aleancës, si dhe shqetësimeve të çdo anëtari në veçanti.

 

TITRA:

NATO FIRMOS PER SUEDI – FINLANDE

Advertisement

 

STOLTENBERG: NJE DITE HISTORIKE PER ALEANCEN 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy