Suedia pranon gabimin: Vepruam keq kundër pandemisë, ja zgjidhja e duhur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Suedia pranon gabimin: Vepruam keq kundër pandemisë, ja zgjidhja e duhur

Suedia pranon gabimin: Vepruam keq kundër pandemisë, ja zgjidhja e duhur

Epidemiologu suedez pranoi se ka gabuar që nuk izoloi vendin për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Anders Tegnell ka pranuar se shumë njerëz kanë humbur jetën si rezultat i strategjisë së gabuar.

I pyetur nëse e njëjta sëmundje do të shfaqej, si do të reagonte? Ai tha se do të ndërmerrte masat më të ashpra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Sidoqoftë, ai ende beson se izolimi total siç ishte aplikuar në shumicën e vendeve evropiane, sipas tij ka qenë i panevojshëm.

Advertisement

Gjatë një interviste dhënë radios Dveriges, Tegnell, tha se do të duhej të kombinonte strategjitë për luftimin e pandemisë së koronavirusit nëse do të shfaqej sërish, duke pranuar se ideja më e mirë do të ishte aplikimi i gjysmës së strategjisë suedeze dhe asaj që praktikuan vendet e tjera europiane.

Tegnell gjithashtu pranoi se kishin reaguar keq duke mos bërë mjaftueshëm për të mbrojtur të moshuarit në azile.

Suedia kishte këshilluar qytetarët të mbajnë maskë dhe të ruajnë distancën sociale prej të paktën dy metrave, por në asnjë moment ligji nuk detyronte qytetarët të mbyllen nëpër shtëpi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy