Sulm me bombë në Siri, 17 të vrarë, mes tyre një punonjës i OBSH

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulm me bombë në Siri, 17 të vrarë, mes tyre një punonjës i OBSH

Tre iranianë, duke përfshirë një oficer të Gardës Revolucionare dhe të paktën njëmbëdhjetë luftëtarë që dyshohet se i përkisnin grupeve të armatosura pranë Teheranit, u vranë në sulmet ajrore në Sirinë lindore, të cilat gjithashtu morën jetën e një punonjësi civil të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), sipas informacioneve të publikuara dje nga një organizatë joqeveritare dhe organizata ndërkombëtare.

Një raport i mëparshëm i OJQ-së fliste për 14 luftëtarë të vdekur pranë Teheranit.

Bombardimet u nisën në provincën e Deir Ezzor, e cila shpesh është skenë e sulmeve ajrore, kryesisht izraelite, ndonjëherë edhe amerikane, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

I pyetur për këtë nga Agence France-Presse, një zyrtar i qeverisë amerikane u kufizua duke thënë se nuk ishte një bombardim amerikan.

Advertisement

Nga ana e tij, Izraeli shumë rrallë komenton publikisht bombardimet që nis në territorin sirian.

“Një këshilltar iranian, një anëtar i Gardës Revolucionare, dy nga truprojat e tij iranianë, nëntë luftëtarë irakianë dhe dy luftëtarë sirianë të organizatave pranë Teheranit u vranë në sulmet”, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy