Sulm me raketë në një stacion treni në Ukrainë/ Mbi 30 të vdekur e qindra të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulm me raketë në një stacion treni në Ukrainë/ Mbi 30 të vdekur e qindra të plagosur

Kompania shtetërore e hekurudhave në Ukrainë, ka thënë që më shumë se 30 njerëz janë vrarë dhe mbi 100 janë plagosur, si pasojë e sulmit rus me raketë në stacionin e trenit në qytetin lindor, Kramatorsk, sipas transmetuesit britanik, BBC.

 

Kramatorsk ka pasur një prej stacioneve që ka vazhduar operimin në këtë pjesë të Ukrainës. Guvernatori i Donjeckut ka thënë se mijëra njerëz kanë qenë aty në kohën e sulmit, duke tentuar që përmes trenit të largohen nga ajo zonë.

 

Advertisement

Udhëheqësi i kompanisë hekurudhore të Ukrainës ka thënë se dy raketa kanë goditur stacionin. Kramatorsk është njohur si një prej rrugëve kyçe për evakuim nga lindja e Ukrainës.

 

Më 24 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar atë që e konsideron “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

 

Advertisement

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./R.E.L

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy