Sulmet në Izrael/ Ministria e Jashtme apel shqiptarëve, vë në dispozicion informacionin e rëndësishëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmet në Izrael/ Ministria e Jashtme apel shqiptarëve, vë në dispozicion informacionin e rëndësishëm

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar pas luftës Izrael-Palestinë.

 

Në një postim në rrjetet sociale, ministria bën me dije se që prej ditës së djeshme është në kontakt me qytetarët shqiptarë që studiojnë e punojnë në Izrael.

 

Advertisement

Ministria e Jashtme informon qytetarët se aeroporti ndërkombëtar Ben Gurion  është i hapur, ndërsa ata që duan të largohen nga Izraeli duhet të kontaktojnë në numrat që janë bërë publike nga ana e autoriteteve.

 

Për të gjithë ata persona, që kishin planifikuar të udhëtonin për në Izrael, Ministria e Jashtme i këshillon që për arsye sigurie këto udhëtime të shtyhen.

 

Advertisement

Të nderuar kolegë,

 

Nisur nga situata në Izrael ju bëj me dije se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme që prej ditës së djeshme është në kontakt me të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë (punojnë/studiojnë) atje. Në funksion të sigurisë së qytetarëve tanë lutem publikimim sa më parë të informacionit si më poshtë:

 

Advertisement

Njoftim i rëndësishëm*

 

‼ Për shkak të situatës së jashtëzakonshme në Izrael, informojmë qytetarët shqiptarë si në vijim:

 

Advertisement

➡  Aeroporti ndërkombëtar Ben Gurion  ( https://www.iaa.gov.il/en/) është i hapur.

 

➡ Qytetarët shqiptarë që kanë nevojë për informacion për largimin nga Izraeli të  kontaktojnë  në nr.whats app:

+972 54-904-2813 ose

Advertisement

në adresën e emailit: [email protected]

 

➡ Për arsye sigurie, këshillohet të mos ndërmerrni udhëtime drejt Izraelit, edhe nëse kishit planifikuar udhëtime drejt këtij shtetit.

 

Advertisement

❗Rregullat e sigurisë që duhet të ndjekin qytetarët gjatë lëvizjeve, i gjeni në linkun e Home Command

https://www.oref.org.il/en

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy