Sulmet në zonat e banuara, Moska: Goditëm të gjitha objektivat e caktuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmet në zonat e banuara, Moska: Goditëm të gjitha objektivat e caktuara

Raketat e njëpasnjëshme ruse në drejtim të zonave të banuara janë konsideruar si arritje e objektivit nga Moska.

 

Ministria e Mbrojtjes ruse deklaroi se janë goditur të gjitha objektivat e caktuar. Sulmet ruse shënuan dhjetra plagosje, përfshirë edhe fëmijë.

 

Advertisement

 “Forcat e Armatosura të Federatës Ruse nisën një sulm raketor grupor me armë precize me rreze të gjatë, me bazë ajrore dhe detare, në kompleksin ushtarako-industrial të Ukrainës”, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se sulmi i vendit në luftimet qyteti Bakhmut është në vazhdim.

 

Zyrtarët ukrainas raportuan se sulmet me raketa në Pavlograd kishin plagosur të paktën 34 persona, duke përfshirë pesë fëmijë, raportojnë mediat ndërkombëtare.

 

Advertisement

Rusia jo vetëm që nuk tërhiqet nga vendimi i saj për të minuar zonat e banuara, por autoritetet kanë shpërndarë një në mediat sociale, ku tregon se Rusia goditi një depo municioni në një stacion hekurudhor në Pavlograd.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy