Sulmi në rajonin kufitar, Rusia zotohet për hakmarrje ndaj Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmi në rajonin kufitar, Rusia zotohet për hakmarrje ndaj Ukrainës

Rusia është zotuar për hakmarrje ndaj Ukrainës, duke iu referuar sulmit të pretenduar në rajonin kufitar rus të Rostovit.

 

Zyrtarja e lartë ruse, Maria Zakharova, theksoi se sulmi në Taganrog kishte si synim dëmtimin e popullsisë civile.

 

Advertisement

“Pala ruse rezervon të drejtën për të marrë masa të ashpra hakmarrëse,” tha ajo.

 

Rusia njëkohësisht iu ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë lidhur me këtë sulm në territorin e saj.

 

Advertisement

Më herët të premten, mbrojtja ajrore rrëzoi një raketë mbi Taganrog. Sipas autoriteteve ruse, mbetjet e raketës ranë në qendër të qytetit, duke lënë 14 persona të plagosur. Ukraina nuk ka komentuar lidhur me akuzat ruse për sulmin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy