Sulmohen depot e karburantit/ Autoritetet në Krime thonë se pas goditjes me dron qëndrojnë ukrainasit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmohen depot e karburantit/ Autoritetet në Krime thonë se pas goditjes me dron qëndrojnë ukrainasit

Një zjarr i madh shpërtheu të shtunën në një depo karburanti në Sevastopol, porti kryesor në Gadishullin e Krimesë në Ukrainë, i aneksuar nga Moska.

 

Autoritetet thanë se shpërthimi ishte rezultat i një sulmi me dron ndërsa zyrtarët rusë thane se autorë të sulmeve jane ukrainasit.Ndërsa, një zëdhënës i forcave të armatosura të Ukrainës tha se nuk kishte asnjë informacion që të sugjeronte se vendi I tij ishte përgjegjës për zjarrin.

 

Advertisement

Guvernatori i gadiushullit të Krimesë beri te ditur se nuk kishte persona të lënduar dhe se katër rezervuar karburanti ishin djegur plotësisht.  Sipas tij, sipërfaqja e zonës së perfshire nga zjarri ishte rreth 1000 metra katrorë.

 

Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan flakët që përfshinin rezervuarët e karburantit dhe një shtëllungë të madhe tymi të zi që ngrihej mbi qytet.

 

Advertisement

Ky sulm me dron vjen një ditë pas sulmit vdekjeprurës në disa qytete ukrainase ku mbetën të vdekur të paktën 25 persona, përfshirë gra dhe fëmijë.

 

Në fillim të kësaj jave, Rusia tha se kishte zmbrapsur një sulm me dron në port. Sevastopol është shtëpia e flotës ruse të Detit të Zi dhe është goditur nga një seri sulmesh me dronë që prej nisjes së ofensvës ruse ndaj Ukrainës.

 

Advertisement

Kievi ka deklaruar vazhdimisht synimin e tij për të rimarrë Gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi ilegalisht në vitin 2014.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy