Talebanët nuk ndalin festën/ Paradë ushtarake me automjetet dhe armët e SHBA-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Talebanët nuk ndalin festën/ Paradë ushtarake me automjetet dhe armët e SHBA-së

Talebanët vazhduan festimet e fitores të mërkurën me një paradë ushtarake nëpër Kandahar në Afganistanin jugor.

 

Në videot e postuara në mediat sociale, talebanët shfaqën dhjetëra automjete të blinduara të prodhuara nga Amerika që ata kishin marrë, së bashku me armë të reja, pasi pajisjet u lanë pas nga forcat afgane që kanë ikur.

 

Advertisement

Luftëtarët valëvitën flamuj të bardhë talebanë mbi mjetet amerikane, shumë prej të cilave në gjendje pothuajse perfekte.

 

Talebanët gjithashtu organizuan një shfaqje ajrore me një helikopter “Black Haëk” duke fluturuar pranë militantëve përgjatë rrugës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy