minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
“Talebanët po na trajtojnë si kafshë, ata janë brutalë dhe rrahin njerëz” - Struga.info


“Talebanët po na trajtojnë si kafshë, ata janë brutalë dhe rrahin njerëz”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Talebanët po na trajtojnë si kafshë, ata janë brutalë dhe rrahin njerëz”

Një grua e re afgane ka rrëfyer si po përjetohet regjimi taleban në Afganistan. Duke folur për “BBC”, ajo deklaroi se tani vetë është larguar nga vendi, por kujtoi vështirësitë ekstreme me të cilat u përball në aeroportin e Kabulit.

 

“Sot pas tre ditësh më në fund u futa në aeroport dhe kam fluturimin tim. Na u deshën 18 orë për të kaluar në njërën prej portave dhe ne u zhvendosëm nëpër disa zona me shumë kufizime. Aeroporti është i rrethuar plotësisht nga forcat talebane dhe ata janë aq brutalë sa munden ndaj njerëzve. Ata qëllojnë mbi njerëzit, ata rrahin njerëz”, u shpreh ajo.

 

Advertisement

Gruaja afgane përshkroi edhe ndjenjat e përziera që ka për largimin nga vendi. Nga njëra anë qëndron vendi që e pret, që është më i sigurt, por nga ana tjetër në Afganistan po braktis jetën, punën dhe ëndrrat e saj.

 

“Unë me të vërtetë, dëshpërimisht, dua të kthehem një ditë në Kabul dhe ta shoh Kabulin të lirë nga talebanët.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy