Talebanët sulmojnë me armë brenda dasmës për të ndaluar muzikën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Talebanët sulmojnë me armë brenda dasmës për të ndaluar muzikën

Persona të armatosur që u identifikuan si talebanë kanë sulmuar një ceremoni martesore në Afganistanin lindor.

Ata kanë vrarë të paktën dy persona dhe plagosur 10 të tjerë, sipas zyrtarëve.

Zëdhënësi i talebanëve tha se, dy nga tre personat e armatosur janë arrestuar, por mohoi se kanë vepruar në emër të lëvizjes islamike.

Muzika ishte e ndaluar kur talebanët sunduan vendin nga viti 1996 deri në vitin 2001. Por autoritetet e reja nuk kanë nxjerrë ende një dekret të tillë.

Advertisement

Një dëshmitar okular tha se, katër çifte po martohen me një martesë të përbashkët në rrethin Surkh Rod, në provincën e Nangarhar.

Ata kanë marrë leje nga udhëheqësi lokal taleban, për të luajtur muzikë të regjistruar, në një zonë të përdorur vetëm nga gratë.

Por natën vonë, personat e armatosur hynë me forcë brenda zonës dhe u përpoqën të thyejnë altoparlantët. Kur të ftuarit kundërshtua, personat e armatosur hapën zjarr.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se ky rast ishte nën hetim.

Advertisement

Grupi Shteti Islamik (IS), që mban qëndrim kundër talebanëve, është gjithashtu aktiv në Nangarhar.

Ata janë fajësuar për incidente të ngjashme në të kaluarën.

Afganistani ra në duart e talebanëve në gusht, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) tërhoqi trupat ushtarak të mbetur.

Gjatë sundimit të mëparshëm, grupi imponoi interpretim jashtëzakonisht të rreptë të ligjit islam. Por kohët e fundit ajo ka kërkuar të projektojë një imazh më të moderuar teksa kërkon njohje ndërkombëtare.

Advertisement

Që kur talebanët u kthyen në pushtet, grupi është akuzuar për vrasjen e një këngëtari popullor dhe thyerjen e instrumenteve. Shumë këngëtarë dhe muzikantë tashmë janë larguar nga Afganistani.

Çfarë ndodhi në Afganistan?

Të dielën e 15 gushtit talebanët mësyn në Presidencën e AfganistanitKështu ata morën kontrollin e kryeqytetit, Kabul.

Presidenti i vendit, Ashraf Ghani, u largua nga Kabuli, duke lënë popullin në duart e talebanëve.

Advertisement

Sipas tij largimi erdhi “për të shpëtuar kryeqytetin dhe qytetarët e tij nga gjakderdhja”.

Presidenti afgan ka theksuar se talebanët po përballen me një provë të re historike, ku ose do të mbrojnë emrin dhe nderin e Afganistanit ose do t’i japin përparësi vendeve dhe rrjeteve të tjera.

Ndërkohë përfaqësia talebane ka bërë thirrje për të lënë të qetë qytetarët në pronat e tyre.

“Emirati Islamik ka urdhëruar muxhahedinët e tij për të mos cenuar shtëpinë e askujt pa leje. Jeta, prona dhe nderi i askujt nuk duhet të dëmtohet. Ato duhet të mbrohen”.

Advertisement

Kështu shkruhej në llogarinë në Twitter të Suhail Shaheen, një prej zëdhënësve talebanë.

Sipas raportimeve mediatike nga Afganistani, policia e ka lënë detyrën dhe qytetarët janë të pambrojtur. Nga ana tjetër vendet perëndimore janë përpjekur të evakuojnë qytetarët e tyre.

Disa zona të kryeqytetit janë evakuuar tërësisht, ndërsa mesazhi i parë i talebanëve nga Presidenca, ka qenë ai i një qetësimi të masës dhe sigurim se shtetasit e huaj, nuk do të lëndohen.

Autoritetet në SHBA kanë filluar zyrtarisht tërheqjen e trupave nga Afganistani më 1 maj 2021, duke përcaktuar kështu fundin e “luftës”, siç e quajti presidenti amerikan Joe Biden.

Advertisement

SHBA dhe NATO kanë qëndruar në Afganistan për gati 20 vjet.

Kush janë talebanët?

Talebanët, ose “studentët” në gjuhën Pashto, u shfaqën në fillim të viteve 1990 në Pakistanin verior pas tërheqjes së trupave sovjetike nga Afganistani.

Në shtator 1995 ata pushtuan krahinën e Herat-it, në kufi me Iranin, dhe saktësisht një vit më vonë ata kapën kryeqytetin afgan, Kabul – duke përmbysur regjimin e presidentit, Burhanuddin Rabbani.

Deri në vitin 1998, talebanët kishin nën kontroll gati 90% të Afganistanit. Ndërsa forcat e huaja të udhëhequra nga SHBA-të filluan tërheqjen nga Afganistani pas 20 vitesh lufte, talebanët nisën të merrnin nën kontroll vendin.(BBC përshtatur për Albanian Post)

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy