Talebanët vrasin 4 agjentë afganë të anti-terrorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Talebanët vrasin 4 agjentë afganë të anti-terrorit

Talebanët kanë vrarë të paktën katër agjentë afganë të anti-terrorizmit që nga 22 gushti, raportoi The Sunday Times.

Ata ishin anëtarë të dy njësive që punonin në Drejtorinë Kombëtare të Sigurisë dhe ishin trajnuar nga forcat britanike dhe amerikane, tha gazeta.

Vëllai i njërit prej të vrarëve tha për “The Sunday Times” se talebanët erdhën për vëllanë e tij në shtëpinë e tyre jashtë Kabulit në gusht.

“Vëllai im u qëllua tre herë në kokë dhe një herë në gjoks dhe unë u qëllova dy herë në shpatull dhe në krahun e majtë,” tha burri, sipas gazetës. “Nuk e di se si mbijetova.”

Advertisement

Një tjetri prej katër burrave të vrarë ia kishin hequr të gjithë thonjtë para se të qëllohej, tha The Sunday Times.

Një menaxher i lartë që punonte në selinë e Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë tha se talebanët morën laptopë dhe dokumente nga selia pasi morën Kabulin më 15 gusht.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy