Tani kërcënimi vjen nga Khorosan/ Grupi ekstremist që masakroi ushtarët amerikanë kërkon Xhihad

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tani kërcënimi vjen nga Khorosan/ Grupi ekstremist që masakroi ushtarët amerikanë kërkon Xhihad

Terroristët e grupit Khorasan, një nga kërcënimet më të rrezikshme në nivel global, morën përgjegjësinë për sulmet vdekjeprurëse vetëvrasëse të së enjtes jashtë aeroportit të Kabulit.

 

Dega e të ashtuquajturit Shtet Islamik në Azinë Qendrore u shfaq muaj pasi luftëtarët e qendrës së grupit u përhapën në Siri dhe Irak, duke krijuar një kalifat të vetëshpallur, ose perandori islamike, në verën e vitit 2014. Në këto dy vende, , forcave vendore dhe ndërkombëtare iu desh të luftonin për pesë vjet për të rrëzuar kalifatin e pretenduar.

 

Advertisement

Filiali i Afganistanit e merr emrin nga provinca Khorasan, një rajon që mbulonte pjesën më të madhe të Afganistanit, Iranit dhe Azisë qendrore gjatë mesjetës. Grupi njihet edhe si ISK, ose ISIS K.

 

Në fillim grupi u krijua nga disa qindra luftëtarë talebanë të Pakistanit, të cilët kaluan kufirin në Afganistan për t’u mbrojtur pasi operacionet ushtarake i bënë që të iknin nga vendi i tyre. Ekstremistë të tjerë, me ideologji të ngjashme u bashkuan me ta, përfshirë luftëtarë talebanë afganë të pakënaqur me ato që ata – ndryshe nga Perëndimi – i shihnin si qëndrime shumë të moderuara dhe paqësore të talebanëve.

 

Advertisement

Ndërsa talebanët hynë në bisedime paqeje me Shtetet e Bashkuara në vitet e fundit, ata talebanë që ishin gjithnjë e më të pakënaqur kaluan në radhët e grupit më ekstremist, duke rritur numrat e tij.

 

Ndërkohë që talebanët e kanë kufizuar luftën e tyre në Afganistan, grupi i të ashtuquajturit Shtet Islamik në Afganistan dhe Pakistan ka përqafuar thirrjen për një xhihad mbarëbotëror kundër jomuslimanëve.

 

Advertisement

Frika më e madhe e Shteteve të Bashkuara në lidhje me tërheqjen e forcave të saj luftarake pas dy dekadash është se Afganistani nën sundimin e talebanëve përsëri mund të bëhet një magnet dhe bazë për ekstremistët që dëshirojnë të planifikojnë sulme kundër Perëndimit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy