Të paktën 100 të vrarë nga sulmet me makina bombë në Somali

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud, ka thënë se të paktën 100 njerëz u vranë në dy sulme me makina bombë në kryeqytetin e vendit, Mogadishu.

 

Duke folur para gazetarëve në vendin e ngjarjes më 30 tetor, Mohamud shtoi se rreth 300 njerëz ishin plagosur në këtë sulm.

 

Advertisement

“Ne kërkojmë nga partnerët tanë ndërkombëtarë dhe myslimanët në mbarë botën që të dërgojnë mjekët e tyre këtu, pasi ne nuk mund t’i dërgojmë të gjitha viktimat jashtë vendit për trajtim”, tha ai.

 

Grupi terrorist Al-Shabaab, i lidhur me Al-Kaidën, ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se kishte në shënjestër ministrinë e Arsimit për gjoja marrjen e mbështetjes nga vendet jomyslimane.

 

Advertisement

Presidenti Mohamud dhe zyrtarë të tjerë të lartë u takuan në Mogadishu për të diskutuar përpjekjet e zgjeruara për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe grupin Al-Shabaab.

 

Shtetet e Bashkuara e kanë përshkruar grupin Al-Shabaab si një nga grupet më vdekjeprurëse të Al-Kaidës dhe e kanë shënjestruar atë me sulme të shumta ajrore në vitet e fundit. Personeli ushtarak amerikan është kthyer në Somali pasi ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i tërhoqi ata në vitin 2020.

Sulmet me makina bombë ndodhën në të njëjtin vend në vitin 2017, ku më shumë se 500 njerëz u vranë nga një kamion bombë./rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy