Të paktën 8 të vdekur nga shpërthimi i makinës me bombë në Siri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të paktën 8 të vdekur nga shpërthimi i makinës me bombë në Siri

Një makinë e montuar me eksploziv shpërtheu herët në mëngjes të dielën në një treg në një qytet verior të Sirisë të kontrolluar nga forcat pro-turke. Si pasojë tetë persona mbetën të vdekur dhe mbi 20 të plagpsur, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH). T

ë paktën “tetë persona u vranë dhe 23 të tjerë u plagosën” kur “një makinë e montuar me eksploziv shpërtheu në mes të tregut” në Azaz, në veri të provincës Alepo, tha OJQ, duke sqaruar se numri ishte i përkohshëm.

Sipas Observatorit, shpërthimi shkaktoi “dëme të konsiderueshme” dhe një zjarr./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy