Të rilindësh nga hiri i Luftës së Parë Botërore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të rilindësh nga hiri i Luftës së Parë Botërore

Në atelietë e Montparnasse në Paris, lindi surrealizmi një shekull më parë nga zymtësia e Luftës së Parë Botërore që e kishte shkatërruar Evropën.

Udhëhequr nga shkrimtari dhe poeti francez André Breton, kjo lëvizje kulturore do të krijonte artistë me famë ndërkombëtare si Max Ernst, Joan Miró, René Magritte, Yves Tanguy dhe Salvador Dalí.

Po ashtu edhe surrealiste si Leonora Carrington, Dorothea Tanning, Meret Oppenheim dhe Frida Kahlo.

Sërish nën hijen e një konflikti të ri evropian, lëvizja letrare dhe artistike po shijon një tjetër epokë të artë me ngjarje dhe ekspozita ndërkombëtare.

Advertisement

Ato përfshijnë mes tyre ankandin e parë kushtuar veprave surrealiste në qytetin e lindjes.

Thomas Bompard, nënkryetar i Sotheby’s France, ka treguar për “The Guardian” se surrealizmi është thuajse 100 vjeç.

“Por mua nuk më është dukur kurrë kaq i ri. Kreativiteti, bukuria, mjeshtëria dhe teknika artistike… surrealistët kërkonin bukurinë, poezinë, misterin dhe shkonin në ujëra të pa eksploruara”, ka shtuar ai.

Për sa i përet vet termit surrealizëm, ai u krijua rreth vitit 1919, por fillimi zyrtar i lëvizjes konsiderohet të jetë Manifesti Surrealist i Breton-it, botuar në vitin 1924.

Advertisement

Ndjekësit argumentojnë se surrealizmi nuk ishte thjesht një stil pikture, por një gjendje shpirtërore. Ishte fleksibël dhe nuk kishte rregulla, duke e bërë kështu të vështirë përcaktimin.

Çdo artist surrealist zgjodhi formën e tij të shprehjes, duke e bërë zhanrin shumë të larmishëm për t’u kategorizuar rreptësisht.

Ankandi në Paris do të shfaqë një seksion të veçantë kushtuar punës së surrealisteve.

Puna e tyre, sipas Bompard, ka treguar “vetëdije dhe intuitë”. Çka kishte munguar nga bashkëkohësit meshkuj që i errësuan dhe i mënjanuan.

Advertisement

“Shumica kishin marrëdhënie romantike me artistët surrealistë dhe konsideroheshin si muzë apo pjesë e skenës artistike vetëm si partnere të artistëve meshkuj. Tani po gjenerojnë me saktësi interesin në të drejtën e tyre”, ka vijuar Bompard.

Gjithashtu ngjarja e surrealizmit përfshin shitjen e një koleksioni privat në pronësi të André Mourgues, duke përfshirë vepra nga Ernst, Claude Lalanne, Magritte, Pablo Picasso dhe Dali, të vlerësuara më shumë se pesë milionë euro.

“Surrealistët ishin njerëz të mrekullueshëm, të kultivuar, të sjellshëm”, ka thënë 83-vjeçari Mourgues për “The Guardian”.

“Pikturat tani janë larguar nga muret e mia, por kanë lënë gjurmët e tyre. Kishin një prani të jashtëzakonshme dhe do të më mungojnë. Është e vështirë t’i lësh të shkojnë, por ato duhet ruhen siç duhet dhe unë nuk kam më energji”, ka treguar ai.

Advertisement

Aktualisht, surrealizmi po shijon një rilindje moderne.

Javën e kaluar, l’Empire des Lumières e Magritte u shit për 59.4 milion paund me oferta nga 46 vende për t’u bërë piktura më e vlefshme e shitur ndonjëherë në ankand në Evropë.

Këtë vit, kalendari surrealist mban ekspozita në të gjithë botën, mes tyre Surrealism Beyond Borders.

Auctioneers Bonhams do të zhvillojë gjithashtu një shitje me vepra nga Ernst, Bréton, Dalí dhe Grace Pailthorpe.

Advertisement

Bompard ka rrëfyer se është i emocionuar që ankandi disponon koleksione private dhe se mezi pret të shohë se si do të reagojë tregu.

“Është e pamundur të mos merret parasysh koha e vështirë që po kalon Evropa. Surrealizmi lindi nga hiri i një bote të lashtë, të shkatërruar pas Luftës së Parë Botërore”, ka treguar ai.

Për të, nëse nuk do të kishte pasur luftë, nuk do të kishte pasur as surrealizëm. Sepse artistët kishin dëshirë të shpiknin diçka rrënjësisht të ndryshme.

“Konteksti i surrealizmit ka qenë gjithmonë një lëvizje shumë politike. Surrealistët vërtet besonin se arti mund të ndryshojë jetën”, ka theksuar eksperti.

Advertisement

Sipas tij, në botën e sotme gjithnjë e më komplekse, kontradiktore, surrealizmi rezonon më shumë sepse i përfshin të gjitha kontradiktat në vend që t’i zgjidhë ato.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy