Të rinj të lodhur që kanë nevojë për një sy gjumë të shpejtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të rinj të lodhur që kanë nevojë për një sy gjumë të shpejtë

Sondazhe evropiane kanë zbuluar se një e treta e të rinjve gjejnë kohën për një sy gjumë pjesën më të madhe të ditëve, ndërsa vetëm një në dhjetë persona mbi 60-vjeçarë ka një dremitje të rregullt.

Por në të gjitha moshat, një e treta e 1000 të anketuarve në sondazh pranuan se kishin probleme me gjumin të paktën tre herë në javë dhe ndiheshin përherë të lodhur.

Duke komentuar gjetjet e sondazhit, ekspertja britanike e gjumit Denise Lordache tha: “Është thelbësore që ne të mbyllim sytë për ripërtëritje, rritjen e muskujve, riparimin e indeve dhe shëndetin e përgjithshëm”. “Gjashtë orë gjumë janë minimumi që duhet të bëjmë, por optimalja shkon deri në nëntë orë”, shtoi ajo

Pamje qetësuese e maceve dhe qenve

Advertisement

Shikimi i fotove të një kafshe shtëpiake mund të ndihmojë në mposhtjen e ankthit dhe depresionit. Psikologët në Universitetin e Reading, në Mbretërinë e Bashkuar, krijuan një galeri fotosh në internet – projectsoothe.com – duke përdorur fotografi të bëra nga qytetarët me qëllimin për të nxitur relaksim.

Njerëzit që vizitojnë faqen inkurajohen të kalojnë disa minuta duke i parë ato çdo ditë dhe të japin komente se çfarë funksionon.

Imazhet më të njohura paraqisnin një mace ose qen, si dhe një liqen të qetë dhe vakt të gatuar në shtëpi.
Studimet e hershme kanë treguar se shikimi i 25 imazheve të tilla në ditë mund të zvogëlojë ankthin dhe shqetësimin emocional.

Bashkautorja e studimit, Profesor Stella Chan, e cila ka punuar me pacientë me dëmtime të trurit, tha: “Ne menduam se do të ishte një ide e mirë t’u jepnim njerëzve fotografi. Ne e dimë tashmë se imazhe të tilla kanë një ndikim shumë të fuqishëm terapeutik”. /mailonline

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy