Të shtëna me armë në një lokal, dy të vdekur dhe shtatë të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të shtëna me armë në një lokal, dy të vdekur dhe shtatë të plagosur

Dy persona u vranë dhe shtatë u plagosën, duke përfshirë një oficer policie, pas të shtënave në një bar në Doral, Florida, mëngjesin e sotëm.

Të shtënat filluan pas një sherri, sipas medieve të huaja. Më pas një person nxori armën, qëlloi dhe vrau një roje sigurie, i cili iu përgjigj zjarrit.

Një oficer tjetër u plagos në këmbë, tha policia.

Shtetet e Bashkuara kanë shkallën më të lartë të vrasjeve me armë midis vendeve me të ardhurat më të larta dhe popullsinë prej më shumë se 10 milionë banorësh, sipas Institutit të Mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy