Të shtëna në selinë e CIA-s/ Agjentët e FBI-së hapin zjarr drejt një personi të armatosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të shtëna në selinë e CIA-s/ Agjentët e FBI-së hapin zjarr drejt një personi të armatosur

Në person i armatosur tentoi të hynte në selinë e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, ndryshe e njohur si CIA, në Virginia, por u neutralizua në kohë nga një agjent i FBI-së.

 

Në njoftimin e FBI-së thuhet se i dyshuari ka dalë nga automjeti i tij i armatosur. Pas përpjekjeve për ta bindur me fjalë, por dështuan, agjentët hapën zjarr, duke e lënë të plagosur.

 

Advertisement

Sulmuesi, i cili nuk është identifikuar ende, u dërgua në spitalin më të afërt për mjekim. Deri më tani nuk ka ndonjë informacion për gjendjen e tij shëndetësore.

 

Më herët, një zëdhënës i CIA-s tha se: “Kompleksi ynë mbetet i sigurt dhe Zyrtarët tanë të Mbrojtjes dhe Sigurisë që po punojnë rreth incidentit janë personeli i vetëm i agjencisë i përfshirë drejtpërsëdrejti.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy