Tërheqja e Rusisë nga marrëveshja e drithit/ Macron akuza Putin: Armatosi ushqimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tërheqja e Rusisë nga marrëveshja e drithit/ Macron akuza Putin: Armatosi ushqimin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka konsideruar si një gabim mjaft të rëndë, vendimin e Rusisë për t’u tërhequr nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi.

 

Macron tha se Rusia mori një përgjegjësi të madhe ndaj shumë vendeve duke marrë pjesë në marrëveshjen e grurit të ndërmjetësuar nga OKB.

 

Advertisement

 

“Vendet e Lindjes së Mesme, afrikane, madje edhe aziatike janë shumë të varura nga këto marrëveshje, të cilat do të ndikohen nga vendimi i njëanshëm i Rusisë”, tha Macron.  

 

Macron deklaroi se Putin po përdor ushqimin e vendeve të varfëra si një armë lufte.

Advertisement

 

“Për ata që ende dyshonin për sinqeritetin e presidentit Putin dhe përkushtimin e tij për të mirën e përbashkët, dua të them, përgjigja është shumë e qartë se ai vendosi të armatizojë ushqimin,” tha udhëheqësi francez.

 

Marrëveshja është jetike për stabilizimin e çmimeve globale të ushqimit dhe për të sjellë lehtësim për vendet në zhvillim që mbështeten në eksportet e Ukrainës. Ndikimi i luftës në tregjet globale të ushqimit ishte i menjëhershëm dhe jashtëzakonisht i vështirë, veçanërisht sepse Ukraina është furnizuesi kryesor i drithit në Programin Botëror të Ushqimit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy