Tërmeti i fuqishëm në Tajvan, agoni për qytetarët e bllokuar në tunele

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tërmeti i fuqishëm në Tajvan, agoni për qytetarët e bllokuar në tunele

Ekipet e shpëtimit në Tajvan po punojnë për të nxjerrë nga rrënojat qytetarët e bllokuar, pas tërmetit 7.4 Rihter që tronditi vendin këtë të mërkurë.

Ky është tërmeti më i madh që është shënuar në Tajvan në 25 vitet e fundit. Tërmeti shkaktoi viktima, qyetarë të lënduar, banorë të bllokuar nën rrënoja dhe dëme të shumta materiale.

Sipas shifrave të përditësuara numri i viktimave deri më tani është nëntë, ndërsa të plagosurit janë 946.

70 qytetarë janë bllokuar në një minierë në Heping në Tajvanin veri-qendror, ndërsa gjashtë të tjerë janë bllokuar në një zonë minierash në Zhonghe në jugperëndim të kryeqytetit Taipei.

Advertisement

11 persona të tjerë janë bllokuar në autostradën provinciale të Tajvanit.

Orë kritike për të bllokuarit në autobusë në tunele

Nevoja për lirimin sa më të shpejtë të 137 personave të bllokuar brenda autobusëve që lëviznin në tunele gjatë momentiti të tërmetit është e madhe.

Këta njerëz janë bllokuar në tunele në autostradën Suhua Avenue, e cila kalon përgjatë bregut lindor dhe është një nga rrugët më të rrezikshme në Tajvan./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy