Thellohet konflikti mes Greqisë dhe Turqisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Thellohet konflikti mes Greqisë dhe Turqisë

Për të tretën herë që nga viti 1970, tensionet në Mesdheun Lindor janë përshkallëzuar në pragun e një lufte që kërcënon të gjithë rajonin e pasur me naftë dhe gaz.

Greqia dhe Qiproja të mbështetura nga Franca dhe Italia, kanë nisur një manovër të gjerë ushtarake në ajër dhe në det. Kurse Turqia po vazhdon stërvitje detare në Mesdheun lindor së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Advertisement

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi në Tëitter se anijet luftarake turke Barbaros dhe Burgazada si dhe destrojeri amerikan Ëinston Churchill zhvilluan një manovër të përbashkët.

Mosmarrëveshja konsiderohet si tejet e rrezikshme. Dhe madje i mundur duket edhe një konflikt ushtarak midis dy aleatëve të NATO-s, pas një përplasje midis një anijeje luftarake turke dhe greke, pak ditë më parë.

Advertisement

Presidenti amerikan Donald Trump, në biseda të ndara telefonike me drejtuesit e të dy vendeve ka kërkuar angazhim në dialog të dyanshëm.

Ndërsa ministrja Federale gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, i kritikoi manovrat ushtarake duke thënë se ato janë”gjithçka tjetër përveçse të dobishme”. Sipas ministres, stërvitjet ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s mund të çojnë pa dashje në një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit.

Advertisement

Mbrëmjen e së mërkurës, parlamenti grek miratoi me shumicë votash edhe dy marrëveshje për krijimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike me fqinjët e saj mesdhetarë Italinë dhe Egjiptin. Me këto dy marrëveshje të tre shtetet u njohin ishujve grekë të drejtën e përkatësisë territoriale të një zone detare përreth tyre si dhe shfrytëzimin e tyre si zonë ekonomike.

Ndërkohë Ministrat e jashtëm të BE, janë mbledhur urjentisht për të tretën herë dhe kanë paraljmëruar se do të vendosin sanksione ndaj Turqisë. Ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel është takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për të diskutuar përshkallëzimin e situatës në Egje.

Thellohet konflikti mes Greqisë dhe Turqisë shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy