Tmerr në Itali/ Burri tenton të mbysë gruan, shqiptarja humb jetën pas 48 orësh në spital! Lë pas 4 fëmijë të mitur (EMRAT)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

31-vjeçarja shqiptare Etleva Bodi ka humbur jetën pas 48 orësh “luftë” në spitalit San Paolo në Savona në Itali, duke lënë pas 4 fëmijë.

 

Bashkëshorti i saj, Selami Bodi tentoi ta mbysë gruan e tij, 31 vjeç, dhe më pas mori urgjencën kur ajo nuk po merrte frymë.

 

Advertisement

Ditën që ndodhi ngjarja katër fëmijët flinin në dhomat ngjitur me dhomën e gjumit të nënës së tyre. 41-vjeçari Selami Bodi, pas ngjarjes së rëndë u arrestua nga policia.

 

Sulmi ndodhi pak para mesnatës mes të premtes dhe të shtunës. Katër fëmijët e çiftit, të moshës 5 deri në 11 vjeç, tashmë i janë besuar një të afërmi.

 

Advertisement

Si ndodhi ngjarja?

 

Burri dhe gruaja fillojnë të debatojnë për shkak të xhelozisë të 41-vjeçarit. Ajo e lë në dhomën e ndenjes dhe shkon në dhomën e gjumit. Pikërisht këtu 41-vjeçari që e dëgjon duke folur në telefon, hap derën dhe e sulmon. Ai i bërtet asaj dhe më pas e sulmon. Vetëm kur gruaja e tij nuk merr më frymë, ai e lëshon dhe telefonon numrin e urgjencës.

 

Advertisement

Personeli mjekësor dhe karabinierët mbërrijnë në vend. Mjekët e gjetën shqiptaren të pajetë në dysheme dhe pas 60 minutash në reaminacion ajo filloi të merrte sërish frymë. Efektivët e gjetën burrin, ende pranë gruas, e cila rrëfeu mes lotësh se kishte tentuar të vriste gruan.

 

Shqiptari nuk ka precedentë penalë dhe nuk ka denoncime nga gruaja e tij për dhunë. Ai vetë pranoi se javët e fundit debatet ishin gjithnjë e më të shpeshta./burimi: Genova.repubblica.it

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy