“Toka ka lëvizur me 3 metra”/ Sizmiologu italian: Ja rreziku për Turqinë, Italia të qëndrojë vigjilente

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Toka ka lëvizur me 3 metra”/ Sizmiologu italian: Ja rreziku për Turqinë, Italia të qëndrojë vigjilente

Profesor Carlo Doglioni, president i Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, ka folur për tërmetin tragjik në Turqi.

 

Ai tha se toka në Turqi, apo ajo që njihet nga sizmiologët si pllaka arabe, ka lëvizur me tre metra në gjatë lëkundjeve të një pas njëshme.

 

Advertisement

Ndodhi që ajo që ne e quajmë pllaka arabe të lëvizte rreth 3 metra përgjatë një drejtimi verilindje-jugperëndim në lidhje me pllakën e Anadollit; po flasim për një strukturë në zonën kufitare mes kësaj bote, atë të pllakës arabe dhe asaj të pllakës së Anadollit”, tha ai për Corriere della Sera.

 

Sizmiologu më tej tha se rreziku për cunam në Turqi ka kaluar, teksa problem aktual mbetet rrëshqitja e dheut.

 

Advertisement

“Epidemia” e tërmeteve mund të prekë edhe Italinë, e për këtë sizmiologu bëri apel që të qëndrojnë vigjilentë.

 

Alarmi për cunam është mbyllur. Kjo nuk do të thotë se nuk mund të ripropozohet nga rrëshqitjet e dheut në detin lindor. Ajo që mund të them është se janë lëvizje që nuk ndalen kurrë. Sjellja “epidemike” dihet por tërmeti prek një strukturë shumë larg sistemit gjeologjik italian. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet ta mbajmë vëmendjen lart sepse Italia ka zona me një vitalitet gjeologjik gjithnjë të pranishëm”, tha ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy