Tokyo 2020/ Brazili mposht Spanjën dhe fiton medaljen e artë në Olimpiadë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tokyo 2020/ Brazili mposht Spanjën dhe fiton medaljen e artë në Olimpiadë

Pas finales së humbur në Kupën e Amerikës, kombëtarja e Brazilit ia ka dalë të marrë medaljen e artë në Olimpiadën e Tokio 2020. Brazilianët mundën në finalen 2-1 Spanjën në ndeshje të luftuar deri në sekondën e fundit.

 

U deshën 120 minuta që ky duel të kishte një fitues, pasi të dyja skuadrat zgjodhën të mbroheshin e të gjenin momentin të kundërsulmonin .Sfida nisi mirë për Spanjën, e cila provoi disa herë për golin e avantazhit, por ishin të pafat. Nga ana tjetër, Selecaot përfituan nga gabimet e iberikëve dhe në minutën e 38 vjen dhe mundësia e parë me anë të një 11 metërshi, por Ricarlison bënë gjithçka keq dhe e dërgon topin jashtë katërkëndëshit të portës.

 

Advertisement

Megjithatë, Brazili nuk ndalet me kaq dhe pak minuta më vonë i ndëshkon spanjollët me Kunja, duke përfituar dhe nga një pakujdesi e mbrojtjes spanjolle. Në pjesën e dytë, iberikët u zgjuan disi dhe u kundërpërgjigjën me një gol të bukur të Ojarazabal në minutën e 61-të.

 

Spanjollët morën zemër nga ky gol dhe mbetën në kundërsulm, ndërsa në fundin e kohës së rregullt goditën dhe traverse, duke iu mohuar kështu festën e medaljes. Në kohën shtesë, çdo gjë foli për Brazilin, i cili u shfaq më i rrezikshëm përpara portës. Në minutën e 109 ishte sulmuesi i Zenitit, Malkon që me golin e tij i dha fitoren kombëtares së Brazilit.

 

Advertisement

Për pesë here kampionët e botës, kjo ishte medalja e dytë radhazi pas asaj në Olimpiadën e Rio 2016.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy