Tornadoja “gjunjëzon” Çekinë, dy qytete të shkatërruara plotësisht

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tornadoja “gjunjëzon” Çekinë, dy qytete të shkatërruara plotësisht

Çekia Juglindore është goditur nga një tornado e pazakontë dhe stuhi të forta që kanë lënë pas gjurmët e një katastrofe të vërtetë natyrore. Pesë  persona kanë humbur jetën dhe rreth 200 të tjerë janë plagosur.

 

Sipas meteorologëve, erërat kanë arritur shpejtësinë mbi 300 kilometra në orë duke shkatërruar tërësisht disa ndërtesa në qytetet Brecllav dhe Hodonin. Ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet pasi mendohet të ketë njerëz nën rrënoja.

 

Advertisement

 

Ministri i Brendshëm, Jan Hamacek, u shpreh se situata është shumë serioze dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, në rajonin e goditur. Ekipeve të shpëtimit po iu bashkohen edhe ato nga Austria dhe Sllovakia.

 

Mediat çeke raportojnë se shtatë qytete të vogla u dëmtuan “masivisht” ndërsa stuhitë lanë pa energji elektrike rreth 100 mijë familje në zonat qendrore dhe jugore të Republikës Çeke. Ndërkaq pemët e rëna bllokuan binarët në rreth 30 linja trenash.

Advertisement

 

Tornadot janë të rralla në Europë, krahasuar me SHBA, ku regjistrohen mesatarisht mbi 1,000 të tilla në vit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy