Tornadot godasin SHBA-të, disa të plagosur, dëme të mëdha në banesa

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tornadot godasin SHBA-të, disa të plagosur, dëme të mëdha në banesa

Dhjetëra tornado goditën SHBA-të, duke shkaktuar dëme serioze.

Më shumë se 70 goditje u regjistruan në të gjithë vendin, sipas Shërbimit Amerikan të Motit kryesisht në Nebraska dhe Iowa-s. Tornadot e fuqishme rrafshuan shtëpitë, ku ekipet e emergjencave nisën më pas punën për personat e bllokuar.

Tre persona u lënduan në qarkun Lancaster në Nebraska ne nje një ndërtesë industriale, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani nuk raportohet për viktima.

Kërcënimi i motit të keq pritet të vijoj deri të dielën,ndërsa tornado të fuqishme mund të rregjistrohen nga Micigani e deri në Teksas./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy