Tragjedi në Itali/ Pesë fëmijë vdesin pas shpërthimit të një bombule gazi në kopësht

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tragjedi në Itali/ Pesë fëmijë vdesin pas shpërthimit të një bombule gazi në kopësht

Pesë fëmijë janë djegur mëngjesin e sotëm në një kopsht fëmijësh në Osio Sopra (Bergamo) të Italisë gjatë provës së një shfaqjeje në shkollë.

Një tjeter vajzë 4-vjeçare, ndodhet në gjendje të rëndë dhe u dërgua me helikopter të shpëtimit në spitalin Buzzi të Milanos me kod të kuq.
Të plagosur kanë mbetur edhe tre të rritur. Sipas një rikonstruksioni fillestar te ngjarjes tragjike, fëmijët po ngrohnin ushqimet e ëmbla që piqen në zjarr për t’i bërë ato të karamelizuara, kur një bombol gazi shpërtheu.

 

Edhe një djalë 4-vjeçar pësoi djegie të shumta dhe mbërriti me helikopterin e Brescias në Niguarda në Milano me kod të verdhë. 

 

Në vendngjarje kanë ndërhyrë pesë ambulanca dhe zjarrfikëse, si dhe dy helikopterë pervecse policise lokale nga zonat perreth.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy