Tragjedi në SHBA, 10-vjeçari gjen trupat e pajetë të 5 anëtarëve të familjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tragjedi në SHBA, 10-vjeçari gjen trupat e pajetë të 5 anëtarëve të familjes

Pesë persona, përfshirë dy fëmijë, u gjetën të vdekur në një shtëpi në shtetin amerikan të Oklahomas, tha policia. Të pestë duket se janë vrarë, sipas rreshterit të policisë Gary Knight.

“Nuk ishte helmim nga monoksidi i karbonit apo diçka e tillë – këta janë pesë persona që u vranë”, shtoi ai. Knight tha se një burrë dhe një grua ishin midis atyre që u gjetën të vdekur në shtëpinë në anën jugperëndimore të Oklahoma City.

Knight shtoi se të vdekurit ishin anëtarë të familjes dhe theksoi se policia nuk mund të zbulonte ende atë që hetuesit besojnë se ka ndodhur, por konfirmoi se të gjithë vdiqën dhunshëm. Dy nga viktimat e tjera ishin nxënës- njëri në klasën e gjashtë dhe tjetri në shkollën e mesme, ndërsa viktima e pestë kishte mbaruar së fundmi shkollën.

Mbikëqyrësi i shkollave publike të distriktit, Charles Bradley, u shkroi një email familjeve të hënën, duke thënë se komuniteti i shkollës ishte i tronditur. Sipas një raporti në gazetën lokale The Oklahoman, policia tha se një djalë 10-vjeçar gjeti trupat. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy