Tragjedia në Johanesburg; flakët dogjën 74 njerëz brenda godinës së banimit, mes viktimave 12 fëmijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tragjedia në Johanesburg; flakët dogjën 74 njerëz brenda godinës së banimit, mes viktimave 12 fëmijë

Shkon në 74 bilanci i viktimave nga zjarri gjigand që shpërtheu në një ndërtesë pesëkatëshe të pushtuar nga kriminelë dhe të pastrehë në qendër të Johanesburgut, kryeqyteti ekonomik i Afrikës së Jugut,, nje dite me pare.

 

Autoruitetet bene me dije se 12 nga viktimat jane femije ndersa 60 te tjere jane te plagosur.

 

Advertisement

Ky eshte në fakt një nga zjarret më vdekjeprurëse të ndërtesave në botë në njëzet vitet e fundit, me numrin e të vdekurve që tejkalon 72 vdekjet nga Grenfell Toëer në Londër në qershor 2017

 

Megjithatë, zjarri është më i keqi i regjistruar ndonjëherë në Afrikën e JugutDëshmitarët raportuan se njerëzit hidheshin nga dritaret pasi dyert  e godines ishin të mbyllura.

 

Advertisement

Një zyrtar i qytetit përmendi një qiri si një shkas të mundshëm për zjarrin që shpërtheu në një zonë të Johanesburgut që ishte një lagje e pasur tregtare nën aparteid, por tani është plot me ndërtesa të braktisura të pushtuara nga njerëz që janë larguar nga lagjet e varfëra.

 

Si ekonomia më e industrializuar e kontinentit, Afrika e Jugut tërheq miliona emigrantë nga vendet e tjera të kontinentit, shumë prej tyre pa dokumente.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy