
Numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Larisa ka arritur në 57. Një tjetër viktimë e aksidentit të trenit në Tempe është identifikuar nga ekzaminimi i mostrave në laboratorët e mjekësisë ligjore.
Në kërkimet për identifikimin e trupave ka rezultuar se dy nga mostrat e AND të dhëna nga famijarët nuk janë përputhur me atë të viktimave. Familjarët mbeten në pritje për të gjetur trupat e pa jetë të të afërmve të tyre. Ata shprehet se në mesin e kësaj dhimbjeje të madhe duan të kenë një varr për njerëzit e tyre të humbur.
Numri i viktimave mund të ndryshojë, pasi siç u bë e ditur janë gjetur gjymtyrë njeriu gjatë lëvizjes së motorit të trenit komercial.
Autoritetet vendase njoftojnë se hetimet në vendngjarje janë në fazën përfundimtare pas heqjes së dy motorëve.