Tre të vdekur pas rrëzimit të helikopterit të FSB-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tre të vdekur pas rrëzimit të helikopterit të FSB-së

Një helikopter i Shërbimit Federal rus të Sigurisë (FSB) u rrëzua në Rusinë qendrore, duke lënë të vdekur të paktën tre persona, thanë zyrtarët rajonalë.

 

Helikopteri i llojit MI-8 u rrëzua në fshatin Krasnoe Pole në rajonin Çeljabinsk, tha guvernatori pa dhënë informacione për shkaqet e këtij incidenti.

 

Advertisement

“Sipas informacioneve paraprake, tre persona kanë vdekur”, tha guvernatori Aleksei Teksler përmes një postimi në rrjetet sociale.

 

Ai shtoi se nuk ka dëme të ndërtesave apo dëme në njerëz në vendin ku u rrëzua helikopteri, që ai tha se i përkiste FSB-së.

 

Advertisement

Aksidentet ajrore në Rusi janë të zakonshme për shkak të mungesës së rregullave të sigurisë dhe të mirëmbajtjes së fluturakeve. Por, aksidentet ajrore janë bërë më të shpeshta që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy