Tregon rezultatin për 90 minuta, Britania nxjerr javën e ardhshme testin e ri për COVID

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tregon rezultatin për 90 minuta, Britania nxjerr javën e ardhshme testin e ri për COVID

Javën e ardhshme do të futen në përdorim në Britaninë e Madhe testet e reja që mund të zbulojnë për 90 minuta nëse jeni apo jo të infektuar me koronavirus.

Po ashtu, këto teste do të ndihmojnë edhe për të dalluar virusin Covid dhe gripe të tjera sezonale, një mënyrë e dobishme kryesisht gjatë dimrit, kur gripi arrin kulmin.

Tri të katërtat e rezultateve të testeve vijnë brenda 24 orëve dhe një çerek tjetër duhet deri në dy ditë.

Rreth gjysmë milionë teste të reja, të quajtura LamPORE, do të jenë të disponueshme nga java e ardhshme në qendrat e shëndetit dhe në laboratorë. Po ashtu, miliona teste të tjera do të shpërndahen gjatë vitit.

Advertisement

Tregon rezultatin për 90 minuta, Britania nxjerr javën e ardhshme testin e ri për COVID shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy