Maqedonia me 2.735 raste aktive me coronavirus, numri pritet të ulet në javën e ardhshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Maqedoni momentalisht ka 2.735 qytetarë të infektuar me Covid-19, prej të cilëve pjesa më e madhe janë nga Shkupi, përkatësisht 1.593.

Në kryeqytet më së shumti raste ka Komuna e Çairit me 352, ndërsa pas Çairit vinë Aerodromi me 127 raste, Butelli 117, Gazi Baba 128, Komuna Qendër 123, Karposhi 108, Saraj 109, njofton Telegrafi Maqedoni.

Rritja drastike e numrit të rasteve me coronavirus, sipas ministrit Venko Filipçe vjen si pasojë e mosrespektimit të masave që janë vendosur nga autoritet. Përveç Shkupit, thotë ministri, ka edhe vatra të tjera të coronavirusit në qytete tjera ndërsa sipas epidemiologëve nga java e ardhshme do të bie gradualisht në Shkup numri i rasteve.

“Parashikimet e epidemiologëve, dhe këtë duhet ta them me rezervë, janë se javën e ardhshme, në periudhën që vjen duhet të pritet edhe vatra në Shkup gradualisht të shuhet”, tha Filipçe./Telegrafi/

Advertisement

Maqedonia me 2.735 raste aktive me coronavirus, numri pritet të ulet në javën e ardhshme shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy