Tri organizata të ndihmës rinisin punën në Afganistan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tri organizata të ndihmës rinisin punën në Afganistan

Të paktën tri agjenci ndërkombëtare të ndihmës kanë rinisur në mënyrë të pjesshme punën në Afganistan, pas sigurive të autoriteteve talibane se gratë afgane mund të punojnë në sektorin e shëndetësisë.

 

Qindra organizata joqeveritare kanë qenë instrumentale në përpjekjet për të adresuar një prej krizave më të rënda humanitare në botë, pasi gjysma e popullsisë prej 38 milionë banorësh e Afganistanit përballet me varfëri dhe 3 milionë fëmijë janë të rrezikuar nga kequshqyerja.

 

Advertisement

Organizatat CARE, Save the Children dhe International Rescue Committee (IRC) kishin pezulluar operacionet e tyre në dhjetorin e vitit të kaluar, në shenjë proteste me vendimin e autoriteteve në Afganistan që ndaluan gratë të punojnë për organizatat e ndihmës.

 

“Ne kemi pranuar siguri të qarta nga autoritetet relevante se stafi jonë i gjinisë femërore do të jetë i sigurt dhe mund të punojë pa pengesa”, tha Save the Children përmes një deklarate, duke konfirmuar se ditëve të fundit kanë rinisur punën në sektorin e shëndetësisë.

 

Advertisement

“Megjithatë, ndalesa e përgjithshme është ende në fuqi dhe aktivitetet tona tjera, për të cilat ne nuk kemi siguri se koleget tona mund të punojnë, mbeten të pezulluara”.

 

IRC dhe CARE po ashtu konfirmuan se kanë rinisur punën me stafin e tyre të përbërë nga gratë në sektorin e shëndetësisë.

 

Advertisement

Komuniteti ndërkombëtar i ka bërë thirrje talibanëve që të heqin ndalesën që gratë të punojnë në sektorin e ndihmës, që pritet të ketë pasoja të mëdha lidhur me ndihmën që shkon në Afganistan.

 

Që kur talibanët u rikthyen në pushtet në gusht të vitit 2021, ata vendosën ndalesa të ashpra ndaj grave, duke i larguar nga jeta publike.

 

Advertisement

Përveç ndalesës për punë në organizata të ndihmës, talibanët veç tjerash kanë ndaluar shkollimin e mesëm për vajzat dhe atë universitar.

 

Grave afgane po ashtu u është ndaluar që të shkojnë në parqe, palestra dhe banja publike./rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy