TRING sjell të dielën në mbrëmje derbin e madh Milan-Inter

Pinterest LinkedIn Tumblr +
TRING sjell të dielën në mbrëmje derbin e madh Milan-Inter

Një derb nuk luhet, ai fitohet! Milan-Inter mbetet ndeshja e shumëpritur për tifozët në Europë dhe jo vetëm.

 

Dy skuadra me histori, dy rivalë të përjetshëm matin forcat këtë të diel në një ndeshje që mund të vendosi shumë për vazhdimësinë. Kuqezinjtë kanë të gjithë fokusin e tyre në kampionat, kjo pasi janë thuajse të eliminuar nga liga e kampionëve dhe për këtë arsye objektivi i tyre mbetet një dhe i vetëm, ”titulli në Itali”.

 

Advertisement

Në Serie A, ata kanë treguar një fytyrë tjetër, pasi skuadra e Piolit nuk është mundur asnjëherë dhe në 11 ndeshje ka grumbulluar 31 pikë, duke qëndruar në krye të renditjes së bashku me Napolin .

 

Por nëse do t’i kthehemi derbit të fundit, zikaltërit turpëruan milanistët 3-0 me dyshen e famshme Martinez –Lukaku, që i solli dhe titullin në Milano. Mirëpo sot që flasim, Interi nuk është akoma ai i sezonit të kaluar dhe pozicionohet i treti me 24 pikë, 7 larg Milanit. Një diferencë e tillë në fakt nuk ndodhte që në vitin 2016, kur djallin e drejtonte Montela.

 

Advertisement

Sa i përket organikës së dy skuadrave, mungesë e madhe për Milanin është ajo e Theo Hernandez pas kartonit të kuq në ndeshjen e fundit, ndërsa Rebic vijon të ketë probleme dhe nuk do të jetë prezent për teknikun italian. Në anën blut të qytetit paraqitet një tjetër situatë. Trajneri Simone Inzaghi do të ketë të gjitha kartat e tij dhe do të përpiqet ta fitojë ndeshjen me 11 më të mirët e tij.

 

Spektakël do të ketë dhe në tribuna, pasi afro 57 mijë tifozë parashikohet që ta ndjekin ndeshjen në tempullin e futbollit italian, që do të oshtijë me korret dhe koreografitë e përgatitura për skuadrën e tyre të zemrës.

 

Advertisement

Dueli Milan-Inter do të luhet të dielën në orën 20:45 dhe mund të ndiqet ekskluzivisht në platformën Tring.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy